Skuadra e PSG-së do të paguajë klauzolën e Neymarit prej 222 milionë eurove, për ta transferuar nga Barcelona. Por, kjo shifër nuk është e gjitha që do t’i kushtojë PSG-së, e cila vetëm në Neymar do të shpenzojë deri në 500 milionë euro. Këtu përfshihet klauzola e lojtarit, bonuset dhe paga e tij e jashtëzakonshme. Me kontratën e re, Neymar do të përfitojë 575 mijë euro në javë, apo 27 milionë euro për një sezon, duke lënë shumë mbrapa Leo Messin dhe Cristiano Roanldon.