Neymar nuk ka mundur ta fsheh dëshpërimin pas humbjes së Barcelonës nga PSG. Katalanët përjetuan njërën nga humbjet më të rënda viteve të fundit, duke u mposhtur 4:0 në udhëtim te PSG, në kuadër të 1/16 të Ligës së Kampionëve. Me dy gola të Di Marias, dhe me nga një të Cavanit dhe Draxler, PSG shënuan ndër fitoret më të rëndësishme përgjatë historisë së tyre në Ligën e Kampionëve. “Ishte një natë e tmerrshme, por këtë meritat janë të PSG”, ka deklaruar Neymar, përcjell lajmi.net. “Ata bënë një ndeshje të madhe, duke shënuar katër gola. Tani ne duhet të mendojmë për ndeshjen e ardhshme, e të shohim çfarë mund të bëjmë për ta ndryshuar situatën. Është shumë e vështirë, pothuajse e pamundur, jemi në disavantazh prej katër golave, diçka të tillë unë kurrë nuk përjetuar”, ka shtuar braziliani.