Neymar dhe unë u larguam në të njëjtë mënyrë nga Barcelona

49

Fenomeni Ronaldo e la skuadrën e Barcelonës për Interin përpara se të kthehej në Spanjë me rivalin e urryer të katalunasve, Real Madridin. Largimi i Neymartit sipas Ronaldos, është i ngjashëm me të tijin drejt Interit.

“Lojtarët duhet të kenë kohë për të parë gjithçka, ata duhet të përqendrohen në punën e tyre”, ka thënë fillimisht Ronaldo për Veja.

“Largimi i Neymarit ishte i ngjashëm me timin, dhe ndonëse nuk i di detajet apo çfarë ka ndodhur në negociata, mund të ketë qenë një çështje me bordin e Barcelonës, gjë që ishte edhe kur u largova”.

“Unë tërësisht e përjashtoj veten nga të qenit një trajner”, shtoi duke qeshur ish-fituesi i Topit të Artë.

“Nuk mund të imagjinoj 25 lojtarë që më shqetësojnë gjatë gjithë ditës, duke u përpjekur të më mashtrojnë”, përfundoi fenomeni brazilian.

Comments are closed.