E ardhmja e Neymar vazhdon të jetë në dyshim. Në Spanjë ende janë në pritje të asaj që do të ndodhë me brazilianin, ndërkohë që shtohen zërat që thonë se koha e tij në Paris është drejt fundit.
Real Madrid dhe Barcelona janë të vëmendshme ndaj Neymar, i cili, sipas “Don Balon”, ka marrë një telefonatë nga Florentino Perez.
Presidenti i Real Madrid ka dashur që t’i rikujtojë përfaqësuesve të nr. 10 të PSG se ai është basti i madh për sezonin e ardhshëm. Florentino Perez vazhdon ta ndjekë hap pas hapi Neymar dhe nuk do të ndalojë deri sa ta shohë atë në “Bernabeu”.
Për momentin Neymar nuk i mbyll derën askujt. Është në pritje të asaj që do të ndodh në stolin e Real Madrid, pasi e ka bërë të qartë se nuk vjen në Madrid nëse Lopetegui qëndron. Muajt e ardhshëm do të jenë shumë intensive për brazilianin.