Paris Saint Germaini shpenzoi 222 milionë euro për të marrë brazilianin Neymar nga Barcelona dhe ende pa filluar mirë sezoni i ri po merr mbrapsht investimin e bëra, falë mijërave bluzave dhe aksesorëve të tjerë të blera në dyqanet zyrtare nga tifozët dhe turistët.
Shitjet janë dhjetëfishuar në krahasim me 10 vite më parë, edhe nëse krahasohet me epokën e David Backham apo suedezit Ibrahimovich. 50 mijë bluza të shitura në 2 muaj, 11 mijë prej të cilave vetëm në ditën e prezantimit.
Shifrat flasin qartë, 70 % e bluzave të shitura nga dyqanet zyrtare janë me numrin 10 të Neymar.
Braziliani Neymar në orë fiton mbi 3400 euro, aq sa një shqiptari me pagë mesatare do t’i duhej t’i merrte në vit. Për ta konfirmuar këtë është krijuar edhe një uebasajt veçanërisht për paratë që vijon të marrë ylli i PSG.