Barcelona ka arritur marrëveshje verbale me Neymarin për rikthimin e tij në Camp Nou. E përditshmja sportive katalane “Sport” shkruan se klubi kampion i La Ligës pret rikthimin e yllit nga Paris Saint-Germain, transmeton lajmi.net, përcjellë gazeta Koha.
Neymar ka pranuar kushtet e ofruara nga Barcelona në kontratë pesëvjeçare. Reprezentuesi brazilian dëshiron të rikthehet te Barcelona pas aventurës së shkurtër te gjiganti nga Parisi.
Barcelona thuhet se i ka ofruar pagë prej rreth 24 milionë euro në sezon e cila është pranuar nga Neymar.