Neymar u zëvendësua në ndeshjen e PSG ndaj Bordeaux, të dielën, pas një lëndimi në shpinë. Sulmuesi brazilian, i cili hapi rezultatin e ndeshjes, përpara se Jimmy Briand të barazonte në pjesën e dytë, u tërhoq nga loja me telashe të dukshme, pas 57 minutash.
Neymar u nis drejt tunelit për të marrë trajtim mjekësor, pasi u zëvendësua nga Eric Maxim Choupo-Moting. Situata e 26-vjeçarit nuk duket serioze, por trajneri Thomas Tuchel u pa të jetë i shqetësuar për yllin e tij.
“Unë mendoj se është i njëjti lëndim, por ende nuk e kam parë, – tha Tuchel për “Canal +”, pas ndeshjes. – Duhet të jemi të kujdesshëm me të, nuk ishte problem nëse nuk luante sot. Shpresojmë se do ta kemi gati për ndeshjen e radhës”.
Neymar tha se luajti i pariaftësuar plotësisht ndaj Liverpool-it, në fitoren 2-1 të Ligës së Kampionëve, të mërkurën: “Nuk isha 100 përqind, por bëhej fjalë për një ndeshje tepër të rëndësishme. Kësisoji, i dëmtuar apo jo, duhej të isha atje”.
Goli i Neymar kundër Bordeaux ishte i 30-ti për të në 32 ndeshje të Ligue 1, që kur u bashkua me PSG nga Barcelona si transferim rekord botëror, në gushtin e kaluar.