Sezoni i Kukësit ka përfunduar, por kjo vlen për lojtarët dhe stafin teknik, jo për drejtuesit që po punojnë intesivisht me qëllim përforcimin e skuadrës. Shumë emra janë përmendur si objektiva të klubit blu, drejtori sportiv Nderim Nexhipi pranon se po bisedohet me disa futbollistë, por ende nuk ka asgjë zyrtare. Fokusi kryesor i merkatos së Kukësit do të jetë zëvendësimi i Sindrit Gurit, një detyrë e vështirë për të cilën po punohet intensivisht dhe sipas Nexhipit lojtarët kandidatë për të marrë trashigiminë e shkodranit janë piketuar si brënda ashtu edhe jashtë vendit.
Enea Koliçi është një prej temave të nxehta, megjithatë drejtori sportiv i bluve e konsideron portierin një pjesë të rëndësishme të skuadrës dhe konfirmon qëndrimin e tij tek nënkampionët. Uefa e ka vendosur Kukësin në raundin e parë të Champions Leagues, por veri-lindorët po presin vendimin e Kasi-t për Skënderbeun, objektivi gjithsesi mbetet i njëjtë si në Champions po ashtu edhe në Europa League, pjesmarrja në grupe.