Nexhat Mehmedoviç zv.ministër për sistem politik. Elizabeta Naumovska zv.ministre e Arsimit

Shkup, 22 gusht – Kryeministri Zoran Zaev pas mbledhjes së sotme të Këshilli Qendror të LSDM-së ka njoftuar se që nga dita e nesërme do të paraqesë propozim deri në Kuvend me ndryshimet e reja në ekzekutiv. Zaev njoftoi se si ministre të re të Financave do të propozon Nina Angellovskën, ndërsa si zv/ministër i Arsimit do të propozohet Elizabeta Naumovska. Zv/ministri aktual i Ekonomisë Kire Naumov do të drejtoj Bankën për Zvillim ndërsa Kire Kolemishevski do të jetë zv/ministri i ri i Ekonomisë. Kreu i ekzekutivit, Zaev mes tjerash informoi se Nexhat Mehmedoviç do të jetë zv/ministër për Sistem Politik.