Mbi 20 vite është në këtë profesion dhe fotografinë e ka shumë pasion. Është larguar nga Kosova drejtë Argjentinës para shumë viteve ndërsa momentalisht jeton në Nju Jork. Nexhat Behrami është një nga fotografët më të mirë shqiptarë e në fokusin e aparatit të tij kanë kaluar shumë personazhe të njohur. Ai punon në dy projekte në “Met Metropolitan Museum of Art” në Nju Jork, ndërsa për InfraRed të gazetës KOHA rrëfen gjithë pasionin e punës së tij
Bisedoi: Blerand REXHEPI
KOHA: Personazhet publikë të duan e të kërkojnë. Përse?
Nuk mund të them se përse të tjerët më duan por mendoj që jam njeri pozitiv dhe i dua njerëzit në përgjithësi jam i përkushtuar ndaj punës.
KOHA: Gjatë sezonës së verës zakonisht në fokusin e aparatit tënd ka femra të nxehta, çfarë ke fotografuar verën e kaluar dhe çfarë planifikon këtë verë?
KOHA: Sezona e verës është zakonisht kur ne kemi më shumë punë komerciale, vitin e kaluar kam ardhur në Nju Jork dhe momentalisht jam duke punuar në Met Metropolitan Museum of Art dhe komplet jam përkushtuar dy projekteve që mendoj se janë të rëndësishme deri më tani në karrierën time.
KOHA: Është dhe kjo anë e medaljes kur personazhet nuk dalin të kënaqur nga fotot?
Po bëhen gati 20 vite që ushtroj këtë profesion dhe është normale të ndodhin të tilla gjëra, por fatmirësisht unë e kam kuptuar këtë gjë me kohë për të mos harruar në situata të tilla me klientët e mi e gjejmë një gjuhë të përbashkët dhe formojmë koncept për atë që duam nga rezultati i fotove.
KOHA: Ka njerëz që e pëlqejnë punën tënde shumë, por a përdor photoshop?
Kam filluar të punoj me aparat analog dhe qëndrimi në dhomë të errët është një ndër kënaqësitë më të mëdha që jep ky profesion, sot punoj fotografi digjitale në të njëjtën mënyrë ku ke hapësirë të manipulosh në laborator, një pastrim i lehtë brenda kornizave të një fotografie të mirëfilltë.
KOHA: Nuk të kemi parë moti kohë nëpër ekranin televiziv shqiptarë, ku ndodhet tashmë Nexhati?
KOHA: E vërtetë, ka kohë që nuk kam qenë në trojet shqiptare për shkak të angazhimeve jashtë vendit, si e thash jam duke punuar intenzivisht me menaxherin Luis Feliciano për projektet në Metropolitan Museum.
KOHA: Një kohë ke jetuar edhe në Argjentinë, si e ke gjetur veten në atë vend latin?
Argjentina është vendi që do t’i mbetem falënderues për tërë jetën, atje kam shkuar shumë i ri jam rritur shpirtërisht dhe profesionalisht dhe përjetësisht do mbetet vendi më i dashur për mua.
KOHA: Deri ku shkon marrëdhënia jote si fotograf, me personazhin dhe stafin?
Fotografia është dashuria ime më e madhe prandaj pa një marrëdhënie të mirëfilltë nuk do arrija të kem bagazh të madh si e disponoj sot.
KOHA: Një teori thotë se duhet të jenë rreptësishtë të ndara, një tjetër se duhet krijuar patjetër një raport personal, sepse kjo të ndihmon. Cilën filozofi beson ti?
Duke pasur parasysh që fotografia është një moment nëpër të cilin mbetet gjurmë të përjetshme duhet të jemi shumë të kujdesshëm gjatë realizimit, mendoj që të krijosh një raport me personazhet të ndihmon shumë duke nxjerrë në pah anët më të mira të tyre.
KOHA: Si e ke pozicionuar veten në raport me kolegët?
Mendoj që është puna jonë ajo që na pozicionon të gjithë neve, personalisht kam shumë respekt për të gjithë kolegët e mi.
KOHA: Të ka ndodhur të fotografosh shpesh personazhe të njëjtë?
Po më ka ndodhur, edhe është shumë kënaqësi kur njerëzit janë të lumtur me punën që bëjmë.
KOHA: Personazhet të duan. Po ti, ke ndonjë personazh me të cilin të pëlqen të punosh?
Ka shumë personazhe që më pëlqen të punoj me ta, zakonisht preferoj ata të cilët jemi në frekuenca të njëjta artistike.
KOHA: A shpreson se ti do të jesh për shqiptarët një ikonë e fotografisë nëpër botë?
Që i ri e kam kuptuar se kur të largohemi nga shtëpia ne jemi pasqyrë e shtëpisë, kur largohemi nga atdheu jemi pasqyrë e kombit, gjithë këto vite jam munduar të jem shembull i mirë në punë dhe sjellje, shpresoj që në të ardhmen të vazhdoj kështu.