Athinë, 7 maj Planifikohet, ndërsa në qoftë se nuk ndodh diçka e paparashikuar, më 17 maj në Sofje do të mbahet takim në katër sy ndërmjet Zoran Zaevit dhe Aleksis Cipras, në margjinat e Samitit BE-Ballkani Perëndimor, bëri të ditur portali informativ grek “Njuz247”.
Në takimin ndërmjet dy kryeministrave pritet që të kërkohet arritja e marrëveshjes përfundimtare në çështjen e zgjidhjes së “problemit të Maqedonisë”. Burime diplomatike për “Njuz247” potencojnë se edhe krahas vështirësive të cilat ekzistojnë, është arritur përparim i rëndësishëm në pjesën më të madhe të temave në bisedimet, edhe krahas asaj që mbetet dallimi kryesor për përdorimin e emrit erga omnes, shkruan portali dhe shton se Zaev dhe Cipras kanë “linjë të hapur telefonike”, edhe pse bisedat dhe kontaktet nuk publikohen.
Gazetari i portalit komenton se 11 dhe 12 maji janë me rëndësi të madhe për zhvillimin e ngjarjeve, duke pasur parasysh se të premten, në kuadër të konferencës në Sunio, sipas të gjitha gjasave Dimitrov dhe Koxias do të realizojnë takim të ri bilateral me ndërmjetësuesin Methju Nimic, raporton korrespondentja e MIA-s nga Athina.
“Nimici, mendohet, është i vendosur të bëjë pak më tepër presion për arritjen e zgjidhjes”, shkruan portali.