Të gjithë e kërkojnë dhe të gjithë e duan, sepse askush nuk mund të ketë një përvojë si ai: 95 vjet nga karriera e tij dhe tani në moshën 107 vjeç, Anthony Mancinelli nuk ka asnjë plan për të dalë në pension. “Unë kam lindur në Itali, afër Napolit, – ka thënë ai. – Unë kam filluar të bëj berberin këtu në Amerikë kur kam qenë 12 vjeç, që atëherë nuk kam mungesë klientësh”.
Çdo ditë, prej 95 vjetësh, Anthony është duke punuar në dyqanin e tij “Fantastic Cuts” të Neë Ëndsor, që ndodhet 100 km nga New York, ku është konsideruar si një yll i vërtetë ndërkombëtar. “Unë jam intervistuar nga të gjitha gazetat dhe të gjitha televizionet e botës”, tregon.
Që nga viti 2007, është futur në librin Guinness dhe ka marrë çdo lloj mirënjohjeje nga presidenti Obama deri dhe nga guvernatori i New York. Kurrë nuk ka pirë duhan dhe kurrë nuk ka konsumuar pije alkoolike.
“Ha gjithçka, – shpjegon. – Dhe i gatuaj lazanjat vetë. Cili është sekreti im? Një sekret është: Zoti atje lart”, – thotë duke ngritur gishtin në qiell.