Nevojitet të implementohen më shumë masa sepse një nuk mjafton dhe nuk sjellë rezultate në zgjidhjen e problemit me ndotjen në Shkup. Kjo u cek në punëtorinë e sotme me temë “Ndotja e ajrit në Shkup – fakte, shkaqe, aksione” që u mbajt në Qytetin e Shkupit me nismë të kryetarit të Qytetit, Petre Shilegov.
Aleksandar Dedinec nga Qendra hulumtuese për energjetikë dhe zhvillim të qëndrueshëm pranë ASHAM-it deklaroi se në tre vitet e fundit është punuar intensivisht në këtë problematikë dhe kanë dalë me dia studime, për ndotjen e cila buron nga amvisëritë në Shkup, për tërë sektorin transprotues në shtet dhe për sektorin transportues në Qytetin e Shkupit dhe sa ai kontribuon në ndotje.
Në Studimin për ngrohjen e amvisërive në Shkup, si fajtorë kryesorë mund të ceken se janë ata të cilët ngrohen me drunj dhe me të gjitha materiet e tjera. Masë më e shpejtë e cila mund të realizohet dhe të japë efekt, siç tha, është masa për kyçje në sistemin ngrohës, si hde subvencione për ndryshim të mënyrës së ngrohjes apo shfrytëzim të stufave me peleta, pompa ngrohëse apo të njohura si invesntorë, izolim të shtëpive. Në sektorin transportues, ndërkaq, ka spektër të masave. Pjesa më e madhe kanë të bëjnë me tatimimin e automjeteve, përkatësisht ndryshim të mënyrës së tatimimit të automjeteve dhe vendosjes së metodologjisë së re e cila do të bazohet në emisione CO2. Sa një automjet emeton, aq më tepër do të paguhet për të gjatë importit në shtet dhe gjatë regjistrimit.
“Parashohim elektrifikim të Qytetit të Shkupit deri në vitin 2025. Elektrifikimi i taksi automjeteve. Gjashtëdhjetë për qind elektrifikim i taksi automjeteve, ndërsa 40 për qind të tjerë me të ashtuquajtura automjete elektrike. Këtu Qyteti mund të japë subvencione të mëdha, lehtësime për taksi automjetet sepse ato kalojnë brenda vitit numër të madh të kilometrave, sipas përllogaritjeve tona mbi 40.000 kilometra në vit. Me atë kilometrazhë blerja e automjetit elektrik për ta është obsion i pagueshëm, kuptohet, mbështetur me subvencione të caktuara nga Qyteti dhe nga shteti. Këto janë masat të cialt në përgjithësi i propozojmë për ulje të ndotjes”, tha Dedinec.
Nëse krahasohen sektorët transport dhe amvisëri, 90 për qind e PM emisioneve vijnë nga amvisëritë, ndërsa vetëm 10 prë qind janë nga sektori transportues. Nëse shikohen emisionet NOx, tek ato transporti është pjesëmarrësi më i madh në ato emisione me rreth 60 për qind, prëderisa amvisëritë i plotësojnë 40 përqindët e tjerë. Dedinec tha se planifikojnë në periudhën në vijim ta ndjekin sektorin e industrisë.
“Me zbatimin e masave në amvisëri, krijuam dy skenarë deri në vitin 2025. me zbatimin e masave në amvisëri, konsiderojmë se mund të arrihet deri te ulja në 93 për qind e PM emisioneve të cilat vijnë nga sektori amvisëri, përderisa në sektorin e transportit kjo përqindje është mjaft e vogël, rreth 20 për qind ulje e PM emisioneve”, tha Dedinec.
Udhëheqësja e Sektorit për mbrojtje të mjedisit jetësor në Qytetin e Shkupit, Cvetanka Ikonomova Martinovska deklaroi se për ndotjen në kryeqytet fajtorë jemi të gjithë dhe askush nuk mund të amnistohet. I porositi shkupjanët t’iu bashkangjiten rekomandimeve që i japin ekspertët dhe personat udhëheqës në të gjitha institucionet përgjegjëse në shtet dhe me atë, siç tha, të kontribuojmë për përmirësim të cilësisë së ajrit në qytetin tonë.
Ajo shtoi se subvencionimi për furnizim të stufave me peleta për qytetarët e Shkupit për këtë vit përfundoi, por në buxhetin për vitin 2019 Qyteti i Shkupit planifikon 15 milionë denarë për subvencione për furnizim të stufave me peleta, që është shumë më e lartë për 50 për qind nga shuma e këtij viti.