Nëpërmjet një projekt propozimi-kushtetues, i cili do të mundësojë që gjyqtarët, prokurorët dhe politikanët (bartësit e funksioneve publike), t’iu nënshtrohen vettingut, si formë e kontrollit të thellë. Vettingu realizohet nga institucione speciale vlerësuese, që ka për qëllim, hetimin ndaj këtyre personave dhe familjarëve të tyre. Në lidhje me këtë proces, kryeministri shqiptar, Edi Rama, shprehet: “politikanë, tregoni xhepat”! Vettingu nuk është një proces i lehtë dhe i thjeshtë
Nga Argëtim SALIU
Maqedonia ndodhet përpara sfidave të mëdha. Si procese më të rëndësishme të muajve të fundit të 2018-tës, mbeten referendumi për çështjen e emrit dhe realizimi i reformave, si parakusht për anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE. S’do mend se referendumi i 30-të shtatorit kaloj me sukses, por jo edhe në atë nivel që e kemi pritur, duke u mbështetur në të dhënat statistikore të sondazheve të realizuara. Si hap i radhës duhet të jetë fillimi i procesit të vettingut, që duhet t’i përfshijë: gjyqtarët, prokurorët dhe politikanët. Para dy javëve, filloi zyrtarisht procesi i “skriningut” sqarues për reformat në gjyqësor dhe të drejtat fundamentale, e që do të zgjasin deri në qershor të 2019-ës. Vetëm për pjesën e parë të këtij procesi, u deshtë që mbi 40-të përfaqësues të institucioneve shtetërore me në krye zv/kryeministrin për Çështje Europiane të udhëtojnë për në Bruksel!
Nëpërmjet një projekt propozimi-kushtetues, do të mundësojë që gjyqtarët, prokurorët dhe politikanët (bartësit e funksioneve publike), t’i nënshtrohen vettingut. Çka do të thotë një proces të mirëfilltë hetimi ndaj këtyre personave dhe familjarëve të tyre, ose siç e përshkruan kryeministri shqiptar, z-tri. Edi Rama, “politikanë, tregoni xhepat”! Vetingu nuk është një proces i lehtë dhe i thjeshtë .Ai realizohet nga institucione speciale vlerësuese, që ka për qëllim, hetimin ndaj këtyre personave dhe familjarëve të tyre. Roli kryesor dhe faktori që rrit nivelin e besueshmërisë së këtij procesi e kanë vëzhguesit ndërkombëtar, që nënkupton një regjim strikt nga ana e ambasadave më të rëndësishme në Maqedoni, si ajo e SHBA-së, BE-së, Britanisë së Madhe, Gjermanisë dhe Francës. Pa kyçjen e faktorit ndërkombëtar në këtë proces shumë të rëndësishëm, i cili do ta përmirësonte dhe stabilizonte sistemin politik dhe juridik të shtetit, çdo përpjekje në një apo formë tjetër do të dështonte. Madje, ne ballkanikët jemi të prirur për të manipuluar me qytetarët dhe të aktrojmë para faktorit ndërkombëtar. Por vetëm atëherë kur proceset më të rëndësishme shtetërore, si kjo me hetimin e mirëfilltë të gjyqtarëve, prokurorëve dhe politikanëve, tua besojmë botës demokratike nëpërmjet përfaqësive të tyre në vendin tonë, atëherë mund të mbajmë shpresa se një ditë drejtësia, barabarësia, stabiliteti dhe siguria do të jenë prezente në Maqedoni. Përndryshe, çdo përpjekje nga forcat e brendshme politike dhe institucionale, kamë përshtypje se do të dështojnë!
Së fundmi, jemi dëshmitarë të qasjes së re të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian, përballë shteteve të Ballkanit Perëndimor. Tanimë SHBA-ja dhe BE-ja, kanë vendosur që për arritjen e stabilitetit politik dhe zhvillimit demokratik në Ballkanin Perëndimor (Maqedoni, Kosovë, Shqipëri, Serbi dhe BeH) kanë filluar me procese që dërgojnë drejt ç’kapjes së shtetit. Diku me Prokurori Speciale, diku me Gjykatë Speciale, diku me Vetting, ndërsa në rastin e Kosovës, pak më tepër, me Gjykatë Speciale, edhe atë jashtë vendit.
E gjitha kjo, vie për shkak të pa-aftësisë së institucioneve të rendit dhe drejtësisë në Maqedoni dhe për shkak të kapjes së shtetit nga “politikanët oligarkë”, të cilët në emër të shtetit dhe për të mirën e popullit,e lanë vendin në mjerim dhe të pazhvilluar. Në fund, nëse edhe me krijimin e këtyre institucioneve të pavarura hetimore dhe ndëshkuese, nuk kemi ç’kapje të shtetit dhe rezultate pozitive, atëherë qytetarëve ju mbetet opsioni i ikjes nga shteti, në drejtim të vendeve të perëndimit për një jetë dhe të ardhme më të mirë. (koha,mk)