Ish-mbrojtësi i Manchester United dhe Evertonit, Phil Neville, merr drejtimin e Inter Miamit në MLS, ekip që ka për pronar të mirënjohurin David Beckham. 43-vjeçari ishte në krye të përfaqësueses se e femrave të Anglisë, por vendosi ta mbyllte para kohe kontratën me Federatën (i skadonte në verë), pasi e pati të pamundur të refuzonte ofertën e ish-shokut të tij të skuadrës, Beckham.
“Ky është një klub (Inter Miami) shumë i ri dhe premtues. Jam i përkushtuar të sfidoj veten, lojtarët e mi dhe të gjithë rreth meje që të rritemi dhe të ndërtojmë një kulturë konkurruese të futbollit me të cilën të gjithë mund të jemi krenarë,” – tha Neville përvojën e tij të re amerikane.