Legjenda e Manchester United Gary Neville, tashmë një analist te Sky Sports, u kontestua nga trajneri i Liverpool të hënën mbi kritikat e tij ndaj portierit të Të Kuqve Loris Karius. Neville kishte thënë se ishte nën nivelin e duhur pas gabimeve të bëra kundër Bournemouth dhe West Ham që i kushtuan rëndë ekipit anglez. Përgjigja e Klopp nuk vonoi, teksa vuri në dyshim aftësitë e tij gjykuese pasi dështoi vetë si trajner te Valencia. “Analistët, shumica prej tyre ish-futbollistë kanë harruar se si janë ndjerë kur ishin vetë futbollistë,” ishin fjalët e Klopp.
“Sidomos vëllezërit Neville: njëri prej të cilëve ishte menaxher duhet ta dijë mirë që shumë kritika nuk vlejnë por me siguri që nuk është i interesuar të ndihmojë Liverpool. Ai vuajti si trajner kur ishte te Valencia dhe tani gjykon të tjerët në televizor? Me që ra fjala, mund t’i thoni Neville se nuk jam në Twitter kështu që nëse do të më tregojë diçka, Twitteri nuk ka për ta ndihmuar,” vijonte Klopp. Tashmë ka ardhur edhe kundërpërgjigja e Neville, pikërisht nga Twitter. “Haha. Nuk jam një kuzhinier i mirë por di ta dalloj një biftek të mirë.”