Policia britanike kreu kontrolli të pakos së dyshimtë, që ishte gjetur në afërsi të Ministrisë së Mbrojtjes, në veri të Parlamentit.
Për shkak të pakos së dyshimtë policia e bllokoi rrugët në rajon, ndërsa në vendin e incidentit kanë mbërritur automjete të ndihmës së shpejtë, si dhe automjete zjarrfikëse.
“Policia ishte alarmuar për pakon e dyshimtë në “Imbakment gardens” në orën 15.40 minuta (sipas kohës lokale), kumtoi Skotland jard.
Në mars të vitit të kaluar britaniku 52 vjeçar, i cili u konvertua në islam, shkeli këmbësorë në urën Uestministër, ku humbën jetën pesë persona, ndërsa përgjegjësinë për sulmin e ndërmori Shteti Islamik. Sulmuesi ishte vrarë nga policia.
Disa muaj më vonë, në gusht një britanik me origjinë saudite ka kryer sulm të njëjtë me makinë në afërsi të Parlamentit britanik, ku ishin lënduar tre persona. Sulmuesi ishte arrestuar dhe akuzuar për vrasje.