Paraditen e së dielës është zhvilluar seanca e dytë në qendrën stërvitore të Dohas. Ato që ranë në sy kanë qenë dorezat e reja të portierit Manuel Neuer. Pamja e tyre të kujton një virus. Ato kanë ngjyrat blu, të verdhë dhe portokalli, ndërsa lidhësja është jeshile e hapur mbi të cilën shkruhet emri i tij.
Sipas gjermanes Bild, Neuer e ka dizajnuar vetë modelin e prodhuar nga Adidas. Çmimi i dorezave është 149 euro. Të hënë ato dalin në shitje. Në mënyrë që të mësohet kur të vijë momenti për të zbritur në fushë, Neuer ka filluar të veshë në stërvitje që t’i mësohen duart.