Lajm i keq për Bayern-in! Portieri Manuel Neuer është dëmtuar në këmbën e majtë dhe mund të operohet. Sipas gazetës “Bild”, kampioni i botës pritet të mungojë për disa muaj. Ngjarja ndodhi sot gjatë seancës sekrete stërvitore të skuadrës bavareze para ndeshjes me Schalke 04 (nesër, ora 20:30). Kapiteni menjëherë iu nështrua procedurave të para për të kuptuar se çfarë kishte dhe, fatkeqësisht, u njoftua se është me të vërtet keq.
Në fundin e marsit të kaluar, Neuer u dëmtua në shputën e këmbës, por bëri si bëri dhe luajti ndaj Real Madridit në Champions League. Kjo i prishi shumë punë dhe u desh të priste deri më 29 gusht për t’u rikthyer si titullar (ndaj Werder Bremen-it, ndeshja e dytë në Bundesligë). Duket se tani ai do të përjetojë makthin e dytë. Kjo është gjëja e fundit që një tifoz i Bayern-it do të dëgjojë, por viti 2017 mund të konsiderohet i mbyllur për gjermanin.