Neuer: Chelsea është skuadër e rrezikshme

0

Manuel Neuer e ka komentuar shortin e Ligës së Kampionëve, veçanërisht përballjen në mes të Chelseat dhe Bayern Municht. Portieri i bavarezëve ka thënë se është i lumtur që do të përballen me The Blues, duke thënë se tashmë kanë një përvojë të mirë atje.

“Jemi shumë të lumtur që do shkojmë në Londër, atje kemi krijuar një përvojë të mirë”, ka thënë fillimisht portieri i Bayernit.

“Chelsea është një skuadër e rrezikshme, duhet t’i marrim shumë seriozisht dhe të mendojmë për shanset. Natyrisht se ne duam të kalojmë në raundin tjetër”, ka shtuar më tej gjermani.

Chelsea do të jetë nikoqir i ndeshjes së parë, ndërsa Bayerni do t’i mirëpret blutë pas dy jave nga përballja që zhvillohet në ‘Stamford Bridge’.

Comments are closed.