Shkup, 21 qershor – Enti shtetëror për statistika vëren rritje të neto dhe bruto rrogës së paguar mesatare në prill të këtij viti, në krahasim me periudhën e njejtë të vitit të kaluar.
Sipas të dhënave të publikuara sot, neto-rroga e paguar mesatare për të punësuar në prill paraqiste 24.785 denarë dhe ajo është për 3,5 për qind më e lartë në krahasim me periudhën e njejtë të vitit të kaluar, përderisa bruto-rroga paraqet 36.796 denarë dhe tek ajo ka rritje prej 4,8 për qind.
Rritja i referohet ngritjes së rrogës mesatare në sektorët: Veprimtari të mbrojtjes shëndetësore dhe sociale, Transport dhe deponim dhe Veprimtari administrative dhe ndihmëse shërbyese.
Lidhur me marsin e këtij viti, rritje e rrogës është vërejtur në sektorët: Art, argëtim dhe rekreacion. Xehtari dhe nxjerrje e gurëve dhe Transport dhe deponim.