Shkup, 21 dhjetor – Neto-rroga mesatare e paguar në tetor paraqet 24.817 denarë dhe ishte më e lartë për 6,3 për qind në krahasim me muajin e njejtë të vitit të kaluar, kumtoi sot Enti shtetëror për statistika.
Sipas të dhënave të ESHS-së, rritja i referohet para së gjithash rritjes së rrogave në sektorin xehtari dhe nxjerrje e gurëve, informata dhe komunikime dhe industrinë përpunuese.
Rritje e neto-rrogës mesatare për të punësuar në raport me shtatorin është vërejtur në sektorët xehtari dhe nxjerrje e gurëve, veprimtari administrative dhe ndihmëse shërbyese dhe vepritmari të tjera shërbyese.
Bruto-rroga mesatare për të punësuar në tetor paraqiste 36.488 denarë.