Netflixi konfirmon sezonin e dytë të serialit “Squid Game”

Mund të jetë njoftimi më i pashmangshëm i bërë ndonjëherë, por tani është zyrtare. “Squid Game” do të rikthehet për një sezon të dytë, raportoi të hënën “The Guardian”. Platforma digjitale Netflix e ka konfirmuar lajmin të dielën, ndërsa ofroi disa hollësi rreth asaj që do të vijë në sezonin e dytë të dramës distopiane koreane, ku rolet kryesore i luajnë aktorët, Lee Jung-jae, Park Hae-soo, Jung Hoyeon dhe të tjerë.