Gregory Peters, drejtori kryesor i produksionit në kompaninë Netflix, tha së fundmi se kompania po investon në teknologjinë e cila mund t’i indeksojë personazhet dhe skenat në film “në një mënyrë me të cilën krijuesit e trailerëve të tyre mund t’ia dedikojnë më shumë kohë dhe energji procesit krijues”.
Kjo nuk është hera e parë që kjo ka ndodhur në Hollywood. Qysh në vitin 2016, 20th Century Fox iu drejtua IBM-së për ta krijuar “trailerin e parë kognitiv filmik” për filmin e tyre horror Morgan, shkruan KOHA Ditore.
Prodhuesit e trailerëve shpesh i kalojnë muaj të tërë duke redaktuar skena dhe duke porositur muzikë origjinale për ta krijuar një trailer të përsosur – dhe paratë janë arsyeja kryesore për këtë.
Mundësia e matjes në krijimin dhe personalizimin e trailerëve mund t’i ulë ndjeshëm kostot e Netflixit, dhe do ta ndihmonte stafin krijues që të zhvillonte tema të personalizuara, pra vëzhgime automatike të videove që reprodukohen ndërsa përdoruesit kërkojnë përmbajtje për shikim.