Portieri i Borussia Dortmundit, Roman Burki ka treguar për tmerrin që është duke pësuar që prej sulmit me bomba ndaj autobusit të tyre. Ai ka treguar se netët janë të tmerrshme, pasi nuk mund të fle. “Më të këqijat janë netët. Ende nuk mund të fle dhe jam i frikësuar. Por, jam i lumtur që lojtarët janë me mua. Mund të flas me ta për gjithçka”, tha Burki për Bild.de.