Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka lënë të kuptohet mundësinë e përfshirjes së Izraelit në sulmet e fundit ndaj objektivave iraniane në Irak.
“Irani nuk ka imunitet, askund”, u tha Netanyahu gazetarëve gjatë një vizite në Ukrainë dje.
“Ne do të veprojmë dhe do të vazhdojmë të veprojmë kundër tyre kudo që të jetë e nevojshme”, tha ai.
Kryeministri izraelit, megjithatë, nuk dha detaje të mëtejshme në lidhje me sulmet.
Muajin e kaluar, u goditën dy baza që i përkisnin grupit Shia Hashd al-Shaabi, duke shkaktuar shpërthime. Asnjë grup nuk e morri përgjegjësinë.
Këtë muaj, një bazë afër Bagdadit u godit, ku zyrtarët irakian aludojnë për rolin e Izraelit në sulm.
Izraeli e shikon Irakun si një bazë me potenciale në rritje për Iranin. Që të dyja, Tel Avivi dhe Teherani, janë kundërshtarë kryesorë rajonal.
Izraeli ka realizuar disa sulme ajrore kundër objektivave iraniane në Sirinë e shkatërruar nga lufta, ku Teherani mbështet regjimin sirian të Bashar al-Assad.