Damask, 24 shkurt – Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu i dha urdhër ushtrisë të vazhdojë me sulmet ajrore ndaj Rripit të Gazit.
Nga ana tjetër, ushtria izraelite kumtoi se cak i aeroplanit ushtarak izraelit ka qenë grupi i lëvizjes islamike xhidaiste palestineze në veri të Rripit të Gazës.
Për shkak tensioneve të rritura në Izrael është ndërprerë mësimi nëpër shkollat që gjenden në afërsi të kufirit me Rripin e Gazës, që është nën bllokim, ndërsa të bllokuara janë edhe disa linja hekurudhore.
Në sulmet ajrore paraprake izraelite ndaj kryeqytetit të Sirisë, Damask e humbën jetën rreth gjashtë persona.
Në kumtesën e grupit të armatosur Lëvizja islamike xhihadiste palestineze thuhet se dy pjesëtarë të grupit e kanë humbur jetën në një”bombardim zionist në Damask” dhe se sulmi është reflektim i pamundësisë armiqtë t’i kundërshtojnë luftëtarët e tyre në Palestinën e okupuar.
Qendra siriane për vëzhgimin e të drejtave të njeriut (SOHR) që e ndjek luftën në Siri, konfirmoi se jetën e kanë humbur katër persona nga njësia e cila e ka mbështetje presidentin sirian Bashar al-Asad dhe i cili ka mbështetje nga Irani.
Një ditë më parë xhihadi islamik palestinez, i cili vepron në okupimin e territoreve palestineze dhe në Siri ka gjuajtur më shumë se 20 raketa nga Gaza.
Qendra kumtoi se sulmet kanë ndodhur në afërsi të aeroportit ndërkombëtar në Dasmask.(koha.mk)