Tel Aviv, 16 prill – Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu siguroi mbështetje nga shumica në Kneset, pasi edhe katër parti, gjatë konsultimeve zyrtare me presidentin e Izraelit, Ruven Rivlin, propozuan që ai të formojë qeveri.
Tani Netanjahu ka mbështetje prej 65 deputetëve prej gjithsej 120 në Kneset. Oponenti i tij kryesor politik, Beni Ganc mori mbështetje nga 45 deputetë, përcjellë KOHA.
Pritet që Netanjahu të formojë koalicion në të cilin partia e tij konservative Likud të ketë 35 ose 36 deputetë, Partia Ultraortodokse fetare Shas – tetë, Tora e Bashkuar e Judaizmit – shtatë ose tetë, Bashkimi i Partive Djathtiste – pesë, Partia e Qendrës Kulan me katër dhe Partia Nacionaliste Izraeli shtëpia jonë – pesë deputetë.
Rezultatet zyrtare nga zgjedhjet do të publikohen nesër.
Konsultimi i përfaqësuesve të partive me presidentin e Izraelit filluan dje, ndërsa sot mbarojnë. Konsultimet për të parën herë janë transmetuar drejtpërdrejtë në televizion.
Presidenti i Izraelit vendimin e tij do ta kumtojë nesër në mbrëmje kur Komisioni Qendror Zgjedhor do t’i dorëzojë rezultatet zyrtare. Pasi Rivlin do ta ndajë mandatin, në afat prej 28 ditëve, duhet të formohet qeveria, por ka mundësi edhe për vazhdimin e afatit prej dy jave.
Netanjahu është kryeministër pandërprerë tani 10 vite, ndërsa tani është në mundësi gjithsej për të pestën herë të jetë në funksion, me çka do ta tejkalojë presidentin e parë të qeverisë izraelite, babanë e kombit, David Ben Gurion, i cili udhëhiqte me Izraelin 13 vjet e 127 ditë. (koha.mk)