Tel Aviv, 2 prill – Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu (70) do ta vazhdojë vetizolimin edhe për gjashtë ditë pasi u publikua se ministri i Shëndetësisë, Jakob Licman është pozitiv ndaj koronavirusit të ri, ndërsa në pajtim me rekomandimet e mjekëve, kumtoi sot Qeveria izraelite.
Netanjahu e kreu dje vetizolimin dyjavor, në të cilin ishte pas njohurive se këshilltari i tij është i prekur nga Kovid-19.
Ministria e Shëndetësisë sot në mëngjes publikoi se nga Kovid-19 janë prekur Licman dhe bashkëshortja e tij dhe se ndjehen mirë.
Licman (71) është anëtar i bashkësisë Ultra-ortodokse dhe ju bëri thirrje pjesëtarëve të tjerë t’i respektojnë masat e qeverisë që të pengohet përhapja e koronavirusit.