Tel-Aviv, 19 shtator – Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu deklaroi se nuk do të mund të formojë qeveri të djathtë pas zgjedhjeve dhe i ka bërë thirrje rivalit të tij kryesor, centristit Beni Ganc, t’i bashkëngjitet në një koalicion të gjerë.
Tani për tani nuk ka përgjigje nga selia e partisë Blu e Bardhë e Gancit.
Paraprakisht, një pjesë e mediave publikuan se kryeministri izraelit do të tentojë të formojë koalicion me aleatët e tij fetar dhe nacionalist, edhe krahas rezultateve të zgjedhjeve parlamentare.
Sipas Kabinetit të kryeministrit Netanjahu, lideri izraelit nuk do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme vjetore të KB-së në Nju-Jork. Udhëtimi u anulua disa orë pas mbylljes së vendvotimeve, kur anketat kanë treguar se Netanjahu nuk do të ketë shumicë në Parlament. Ai e anuloi edhe vizitën në SHBA ku dihej të takohet me presidentin amerikan Donald Tramp.