Jeruzalem, Dubai, Aman, 18 maj – Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu mbrëmë deklaroi se Izraeli do të vazhdojë me sulmet ndaj “caqeve terroriste” në Rripin e Gazës, pas përleshjeve njëjavore me palestinezët.
Pas mbledhjes me përfaqësuesit më të lartë të mbrojtjes, Netanjahu kumtoi se Izraeli “do të vazhdojë të veprojë sa ka nevojë që ta kthejë paqen dhe sigurinë për të gjithë qytetarët izraelitë”.
Përleshjet filluan më 10 maj, kur Hamasi ka gjuajtur raketa me rrezeveprim të madh drejt Jeruzalemit pas dhunës disajavore rreth xhamisë Al Aksa mes demonstrusve palestinezë dhe policisë izraelite gjatë muajit të Ramazanit.
Përleshjet shpërthyen, mes tjerash, edhe për shkak të kërcënimit me shpërnguljen e familjeve palestineze nga një lagje në Jeruzalemin Lindor, që në to të hyjnë ardhacakët hebraikë.
Ndërkohë, Katari e dënoi bombardimin izraelit të ndërtesës së Gjysmëhënës së Kuqe të Katarit në Rripin e Gazës, ku ka pasur edhe të vrarë dhe të lënduar.
Siç në mëngjes kumtoi ky vend i Gjirit, me operacionin e tillë izraelit janë dëmtuar edhe pjesë nga spitali “Hamad bin Kalifa” për protetikë dhe rehabilitim, ndërsa në sulmin ajror të shtunën është shkatërruar edhe ndërtesa shumëkatëshe, ku ishin zyret e TV kanalit nga Katari “Al Xhazira”.
Krahas kësaj, u vlerësua se sulmet ndaj institucioneve humanitare dhe mediumeve është shkelje flagrante e së drejtës ndërkombëtare.
Të gjithë anëtarët e Parlamentit jordanez sot kanë bërë thirrje për dëbimin e ambadadorit izraelit nga ky vend dhe revokimin e ambasadorit jordanez në Izrael.
Ata, po ashtu kanë bërë thirrje për shfuqizimin e marrëveshjes paqesore mes dy vendeve nga viti 1994.