Tel Aviv, 15 gusht – Gjermania do të paguajë mjete shtesë për të mbijetuarit e Holokaustit, deklaroi sot kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu.
“Qeveria gjermane na ka njoftuar se do të pagisjë mjete shtesë për të mbijetuarit e Holokaustit, nga 100 euro në muaj. Kjo është me rëndësi. Njerëzit atë e meritojnë. I shprehim mirënjohje Qeverisë gjermane”, ka shkruar Netanjahu në Tuiter.
Ai theksoi se “ajo vlerë paraqet shtesë të ndihmës të cilën e jep Qeveria izraelite”. Autoritetet gjermane tani për tani nuk kanë koment në pohimin e tij.
Ministria izraelite e Financave vlerëson se 220.000 të mbijetuarit e Holokaustit ende jetojnë në Izrael, derisa sipas Entit Statistikor numri në vitin 2017 ka qenë 212.300 njerëz.