Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu e kritikoi fjalimin e sotëm të sekretari amerikan të shtetit Xhon Keri për politikën e Lindjes së Afërt, duke e vlerësuar si “dëshpërim të madh”. “Një orë të plotë sekretari i shtetit e sulmonte vendin e vetëm demokratik në Lindjen e Afërt”, deklaroi Netanjahu në televizionin shtetëror. Ai e akuzoi Kerin se është fokusuar në lagjet izraelite, ndërsa nuk i ka kushtuar shumë vëmendje lagjes palestineze. Paraprakisht sot, Keri deklaroi se zgjidhja – dy shtete është mënyra e vetme që të arrihet paqe e përherhshme dhe e drejtë midis Izraelit dhe palestinezëve, por që kjo zgjidhja ka qenë “seriozisht e rrezikuar”. Duke e shpjeguar vendimin e javës së kaluar të SHBA-së që të mos vendosë veto në Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të KB-së me të cilin dënohet bombardimi i lagjeve izraelite, Keri deklaroi se Uashingtoni ka votuar në atë mënyrë me qëllim që të ruhet zgjidhja dy shtete. “Kjo është ajo që ne e përfaqësojmë: Ardhmëria e Izraelit si shtet hebraik dhe demokratik, e cila do të ekzistonte në paqe dhe siguri, krah për krah me fqinjët e saj”, theksoi Keri. Ai tha se me politikën izraelite për banim të Bregut Perëndimor vihet në rrezik paqja me palestinezët. “Askush i cili seriozisht mendon për paqe nuk mund ta injorojë realitetin e kanosjes të cilën këto lagje e paraqesin për paqen”, theksoi Keri në fjalimin kushtuar përpjekjeve paqesore në Lindjen e Afërt.