Moskë, 30 janar – Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu i bëri ftesë presidentit Vladimir Putin që së bashku të bisedojnë për “marrëveshjen e shekullit” të SHBA-së për zgjidhjen e konfliktit mes Izraelit dhe autoriteteve palestineze, transmeton agjencia ruse TASS.
“Ju jeni lideri i parë që e takoj pas vizitës sime në Uashington dhe pas (publikimit) të planit të (presidentit amerikan Donald) Tramp. Mendoj se sot kemi mundësi (të bisedojmë për temën), do të dëshiroja të dëgjoj mendimin tuaj dhe të shoh si mund të mbledhim të gjithë fuqinë për të siguruar paqe dhe jetë të qetë në rajon”, u shpreh Netanjahu.
Në takim me Putinin, ai e falënderoi për lirimin e izraelites, Naama Isahar, e cila u arrestua dhe u dënua në muajin prill të vitit 2019 në Rusi.