Çokollata “Kit Ket” e brendit të njohur botëror “Nestle”, është shpallur çokollata më e mirë në botë, sipas anketës së internetit ku morën pjesë mbi 100.000 njerëz, thekson “Indipendent”.
Pas “Kit ket”, pasojnë “Tuiks”, “Snikers”, “Milki Uej” dhe “Hershi bar”. Në mesin e 10 të parave janë edhe “Nestle Kranç”, “Baterfinger Bar”, “3 Masketirs”, “Toblerone” dhe “Almond Xhoj”.
Befasi më e madhe është ajo që “Kinder Bueno” u gjend në pozitën mjaft dëshpëruese, të 29-të.
Në anketë ishin të përfshira vetëm çokollatat në formë të drejtkëndëshit, përderisa ato në formë të vezës, gjysmëtopit dhe formave të tjera nuk ishin marrë parasysh.