Shkup, 23 mars – Në natën mes të shtunës dhe të dielës (24-25 mars) fillon llogaritja verore e kohës, ora do të shkojë 60 minuta përpara.
Momenti zyrtar i ndërrimit të orës është pikërisht në orë 02:00, atëherë kur akrepat kalojnë 60 minuta para duke shënuar 03:00.
Siç kumtoi Ministria e Ekonomisë, llogaritja verore e kohës në vitin 2018 përfundon më 28 tetor në orën tre në mëngjes, kur akrepat e orës do të zhvendosen për një orë mbrapa.
Vendimi për ditën dhe momentin e vendosjes dhe ditës dhe momentit të përfundimit të llogaritjes verore të kohës për vitin 2018 është miratuar në seancën e fundit të Qeverisë në pajtueshmëri të direktivave të Parlamentit Evropian.
“Miratimi i këtij vendimi kontribuon drejt ndjekjes së politikës afatgjate ekonomike të Republikës së Maqedonisë për asociim drejt Bashkimit Evropian, si dhe mbajtje llogari për funksionim të papengueshëm të disa sektorëve jo vetëm për transport dhe lidhje, por edhe sektorë të tjerë nga industria të cilët kërkojnë planifikim stabil dhe afatgjatë”, thuhet në kumtesën nga Ministria e Ekonomisë.