Nesër tërësisht i mbyllur për qarkullim bulevardi “Kërste Misirkov” drejt Bit Pazarit

Shkup, 21 gusht – Aksi rrugor në drejtim të Bit Pazarit, nga  udhëkryqi me bul. “Goce Dellçev” deri te qarkorja “Detelinka” prej nesër (22 gusht) nga ora 8:30 deri pasnesër (23 gusht) deri në ora 8:30, do të jetë plotësisht i mbyllur për qarkullim për shkak të asfaltimit të bul. “Kërste Misirkov”.

Linjat e autobusëve që qarkullojnë në këtë shtet do të riorientohen drejt Panairit të Shkupit dhe qarkores Kontinental dhe prapa drejt qarkores “Detelinka”, kumtoi NQP Shkup.

Linjat 2,16, 43 dhe 50 nga udhëkryqi në bul. “Goce Dellçev” me bul. “Kërste Misirkov”, në vend që të kthejnë majtas, do të vazhdojnë drejt drejt Panairit të Shkupit dhe nga stacioni tek hoteli “Kontinental” do të vazhdojnë nëpër trasetë e tyre të rregullta.

Linjat  8, 17, 19, 26, 57, 57А dhe 59 nga udhëkryqi në bul. “Goce Dellçev” me bul. “Kërste Misirkov”, në vend që të kthejnë majtas, do të vazhdojnë drejt drejt qarkores Kontinental, prej ku do të dalin në bul “Aleksandri i Maqedonisë” dhe nga qarkorja “Detelinka” do të vazhdojnë nëpër trasetë e tyre të zakonshme.

Linjat 9, 20, 35, 47, 47A, 61, 71 dhe 81 nga udhëkryqi i bul. “Kërste Misirkov” me bul. “Goce Dellçev”, do të kthejnë djathtas drejt Panairit të Shkupit, kështu që drejt qarkores Kontinental, prej ku do të dalin në bul. “Aleksandri i Maqedonisë”, ndërsa nga qarkorja “Detelinka” do të vazhdojnë nëpër rrugët e tyre të zakonshme.

Linjat 45, 52, 53, 54, 55, 55V, 62, 63, 63A, 65, 65A, 65B, 65B, 66, 66A dhe 68 nga udhëkryqi i bul. “Kërste Misirkov” me bul. “Goce Dellçev”, do të kthejnë djathtas drejt Panairit të Shkupin dhe nga stacioni tek hotel “Kontinental” ata do të vazhdojnë përgjatë rrugëve të tyre të zakonshme.

Në drejtim të kundërt, linjat e theksuara do të qarkullojnë nëpër trasetë e zakonshme, informojnë nga NQP Shkup.(koha.mk)