Lidhur me disa informacione se kryeministri Zoran Zaev sot do ta takojë kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti, (njëherësh partner koalicioni), i pari i Qeverisë tha se një gjë e tillë është paraparë nesër në Kuvend.
“Nesër do të shihemi në Kuvend, ka pyetje deputetësh dhe do ta shfrytëzojmë pauzën për kësi lloj bisedimesh”, ka thënë Zaev, transmeton Medial.mk.
Nëse kanë biseduar me Ahmetin për zgjerimin e koalicionit qeveritar, Zaev ka shtuar se marrëveshja për koalicionime është me dyer të hapur dhe mbetet mundësia e kryeministrit që të bisedojë me deputetë, parti politike që mbështesin konceptin e qeverisë së re.
“Flas për emrin, reformat, konceptin një shoqëri për të gjithë…”, ka thënë Zaev. /Medial.mk/