Athinë, 9 maj – Me ish-kryeministrin grek, ndërsa tani lider i Lëvizjes mbarëgreke të socialistëve demokratë dhe të internacionales socialiste, Jorgos Papandreu do të realizojë takim nesër në Sunio shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov.
Informatën për korrespondenten e MIA-s nga Athina e konfirmoi vetë Papandreu pas takimit me kryeministrin grek, Aleksis Cipras.
Ish-kryeministri për politikën e jashtme bisedoi me Aleksis Cipras, ndërsa më pas shkoi në takim me Nikos Koxias.
“Që vendi të shkojë përpara nevojitet konsensus nacional dhe kompromis. Dhe të gjithë kemi detyrë t’i shërbejmë[ kësaj”, tha Papandreu pas takimit me Ciprasin dhe shtoi se politika e jashtme, posaçërisht në momente kritike për Greqinë kësrkon përgjegjësi dhe vota të pastra.