Nesër në mëngjes do të jetë shumë ftohtë, pothuajse gjithkund temperatura do të ulet nën -10, ndërsa në disa vende edhe nën -15, informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. Gjatë natës duke filluar nga perëndimi do të ketë reshje të dëborës, të cilat deri të premten paradite në disa vende do të lakojnë në shi, ndërsa lokalisht do të ketë edhe paraqitje shiut të ngrirë (shi që ngrin gjatë prekjes me tokën dhe e rrit rrezikun nga rrëshqitja). Të premten pasdite reshjet gjithkund do të jenë me shi. Gjatë fundjavës ende do të ketë shi lokal të dobët, por do të ketë ngrohje të dukshme të motit që do të kushtëzojë me shkrirje të menjëhershme të shtresë së dëborës.