Shkup, 13 shkurt – Nesër do të ketë reshje të shiut, ndërsa në male do të bie borë nën ndikimin e valëve të lagështisë, ndërsa në fundjavë do të ketë ngritje të temperaturave dhe do të arrijnë deri në 19 gradë.
“Nesër pasdite reshjet do të jenë më të rrëmbyeshëm. Në orët e mbrëmjes reshjet do të kalojnë në borë dhe në vende më të larta. Gjatë natës dhe të shtunën do të fryjë erë mesatare dhe e përforcuar veriore. Temperaturat e ditës do të rriten nga e diela, sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).
Moti sot do të jetë me diell me temperatura nga 9 deri në 16 gradë, nesër minimumi nga -1 deri në gjashtë gradë, ndërsa temperaturat ditore nga 3 deri në 12 gradë. Të shtunën dhe të dielën temperaturat maksimale do të rriten në 13 dhe 15 gradë, me çka në fillim të javës së ardhshme do të ngjiten në 19 gradë.