Liderët e 27 vendeve-anëtare të BE-së nesër do të takohen në Samit të jashtëzakonshëm në Bruksel, me të cilin do të konfirmohet marrëveshja për largimin e Britanisë së Madhe dhe do të miratohet deklarata e politike për marrëdhëniet e ardhshme midis të dyja palëve.
Kryeministrja britanike Thereza Mej do t’u bashkëngjitet liderëve para përfundimit të Samitit të tyre. Ajo sot ka mbërritur në Bruksel, ku do të ketë takime me kryetarin e Komisionit Evropian Than-Klod Junker dhe kryetarin e Këshillit Evropian Donald Tusk.
Teksti i marrëveshjes për tërheqjen e Britanisë së Madhe nga BE-ja dhe deklarata politike për marrëdhëniet e ardhshme ishin dakorduar në nivel të negociatorëve dhe ta duhet tani të marrin mbështetje politike nga liderët e BE-së.
E vetmja çështje e mbetur ka të bëjë për Gibraltarin, pasi Spanja ka kërkuar ndryshime në draft-marrëveshjen për Brgzitin dhe deklaratë për marrëdhëniet e ardhshme me qëllim që të bëhet e qartë se çdo vendim në këtë territor britanik do të merret vetëm në negociata të drejtpërdrejta me Madridin. Kjo çështje, me siguri, do të zgjidhet me deklaratë të veçantë.
Pas samitit të BE-së vijon pjesa më e vështirë o kryeministrja britanike duhet të sigurojë shumicë në Parlamentin britanik, që në këtë moment përfundimisht është i pasigurt.
Nëse marrëveshja merr mbështetje në Parlament, atëherë Qeveria britanike duhet të propozojë ligj për tërheqje nga BE-ja, gjithashtu mund të shkaktojë debate të forta.
Nga mesnata e 29 marsit, Mbretëria e Bashkuar bëhet vendi i tretë në lidhje me BE-në dhe më shumë nuk mund të marrë pjesë në vendimmarrjen në organet e BE-së, pas çfarë vijon periudha e tranzicionit.
Ajo periudhë e tranzicionit është dakorduar deri në fund të vitit 2020, ndërsa sipas deklaratës politike, ajo mund të vazhdohet maksimum dy vjet, gjegjësisht deri në fund zë vitit 2022.
Madje pas 29 marsit të vitit 2019 formalisht mund të fillojnë negociatat për raportet e ardhshme, ndërsa baza për këto negociata do të jetë deklaratë politike, e cila vetëm jep shqyrtim në këtë raporte të ardhshme.
Çështje më e vështirë në negociatat – ç[shtka për kufirin me ishullin irlandez – është zgjidhur në mënyrë që Mbretëria e Bashkuar dhe BE-ja do të formojnë territor të vetëm doganor derisa nuk arrihet marrëveshje për raportet e ardhshme.