Në Komunën e Çairit në vendvotimin 2901 nesër do të rivotohet nga raundi i dytë i Zgjedhjeve lokale që u mbajtën më 29 nëntor tetor. Në këtë vendvotim janë të regjistruar 719 zgjedhës. Gjykata Administrative pas ankesës së BESË-s, mori vendim për përsëritjen e votimit në këtë vendvotim. Dallimi në Çair mes Visar Ganiut dhe Zekerija Ibrahimit nga BESA në raundin e dytë ishin 209 vota, ndërsa në vendvotimin 2091 dallimi është 66 vota. Ky është rivotimi i vetëm i zgjedhjeve lokale në Maqedoni të cilat janë mbajtur në dy raundet më 15 dhe 29 tetori.