Në patronatin e kryeministrit të Kosovës nesër në Prishtinë do të behët rivarrimi i eshtrave të dëshmoreve të kombit kolonel Ahmet Krasniqit si dhe Qazim Jakupit.
Në njoftimin e zyrës së kryeministrit thuhet se nga ora 10 deri në orën 12 do të behën homazhe ne hollin e Parlamentit të Republikës së Kosovës, në ora 12:30 do të ketë akademi përkujtimore në Teatrin Kombëtar në Prishtinë, deri sa në ora 14:00 do të behët rivarrimi i dëshmoreve në varrezat e dëshmoreve në Prishtinë