Shkup, 2 prill – NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” e ka shtyrë për nesër intervenimin e rrjetit të ujësjellësit në rrugën “Marshall Tito” pn në Saraj, për shkaqe teknike (dislokim i shtyllës elektrike).
Ndërprerje në furnizim me ujë do të kenë shfrytëzuesit nga Saraji, fshatrat Gërçec, Lubin, Matkë, Gllumovë, Shishevë dhe Krushapek nga ora 8:00 deri në orën 15:00, në këtë komunë.