Shkup, 11 nëntor – Pas rikonstruksionit të përfunduar të linjës së ujësjellësit në pjesën e bulevardit “Serbia” në Kisella Vodë deri në qarkoren tek Çimentorja “Usje” SHA Shkup, për shkak të rilidhjes nga rrjeti i vjetër në atë të ri i cili gradualisht do të vendoset në funksion nesër pa ujë të pijshëm do të mbeten shfrytëzuesit nga lagjet Aerodrom dhe Lisiçe e Re (zona e lartë – objektet banesore mbi katin e 5-të), Pripor, Sopishte, Rakotincë dhe Dobridoll.
Siç informojnë nga NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”, ndërprerja do të jetë në periudhën nga ora 9 e deri në përfundim të aktiviteteve. Tek një pjesë e shfrytëzuesve në Kisella Vodë është e mundur të ketë presion të zvogëluar derisa zgjasin aktivitetet.