Shkup, 26 prill – Për shkak të hetimit të rrjetit të ujit në rr.”Vasko Karangelevski” pn, në lagjen e Aerodromit, nesër pa ujë do të jenë shfrytëzuesit e Kazermës së Aerodromit, Hoteli Ushtarak dhe Pishina Ushtarake.
Siç kumtoi QRMK-Shkup, pas informacionit të marrë nga NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi, ndërprerja në furnizimin me ujë do të jetë nga ora 08:00 deri në mbarimin e hetimit.