Shkup, 20 mars – Një pjesë e shfrytëzuesve të fshatit Badar, Petrovec, Çojlijë, Bllaca e Katllanovës, objektet në rrugën për fshatin Ognjac[ dhe tunelit të Katlanovës nesër prej orës 8:55 deri në orën 13 do të mbesin pa energji elektrike, raporton gazeta KOHA.
Prej orës 9 deri në orën 13 pa rrymë do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve të rrugës “Milladin Popoviq” në komunën e Karposhit, ndërsa prej orës 9 deri në orën 15 shfrytëzuesit e fshatit Batincë të locuar në rrugët me nr. 1, 2, 3, 4, 5, 6 dhe 7.
Pa rrymë prej orës 9:30 deri në orën 14 nesër do të jenë një pjesë e banorëve të fshatit Bojanë, në pjesën e epërme.
Siç kumtoi QRMK – Shkup, ndërprerjet janë për shkak të ndërhyrjeve teknike në rrjetin elektro shpërndarës. (koha.mk)