Për shkak të punimeve teknike në rrjetin shpërndarës elektrik , nesër pa rrymë elektrike do të mbesin banorët e disa komunave të Shkupit.
Prej orës 9 deri në orën 11 pa rrymë do të mbesin shfrytëzuesit e një pjese të fshatit Sonje e Epërme në Komunën e Sopishtes, prej orës 9 deri në orën 14 shfrytëzuesit e një pjese të rr.”Luba Ivanoviq” dhe rr.”Cërveni Bregovi” në Komunën e Butelit, ndërsa prej orës 9 deri në orën 14, shfrytëzuesit e një pjese të rr.”Hristo Tatarçev”, rr.1511 dhe rr.1512 në Komunën e Kisella Vodës.
Prej orës 9 deri në orën 15 pa rrymë elektrike do të jenë shfrytëzuesit e një pjese të fshatit Batincë në Komunën e Studeniçanit, prej orës 9 deri në orën 15 banorët nga fshati Kuçkovë në Komunën e Gjorqe Petrovit, prej orës 9 deri në orën 15 banorët nga fshati Sonje e Poshtme në Komunën e Sopishtes, ndërsa prej orës 12 deri në orën 15 shfrytëzuesit e një pjese e lagjes së vilave Jane Sandanski në fshatin Oreshani në Komunën e Zelenikovës.