Pa furnizim me energji elektrike nesër do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve prej më shumë komunave në Shkup dhe rrethinën e Shkupit, njoftoi Qendra për Menaxhim me Kriza pas informimit nga EVN-ja.
Në kohën prej orës 6:15 e deri në orën 15:30 pa energji elektrike do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve të Kadinos, Zik Pumpa, Mlin Kadino, MakInves, MS Market, T Mobile Marinë, “Bela Zemja”, 1,2,3,4,5,6,7,8, Marinë 3,4 rreth stadiumit në “Bella Zemja” dhe rreth MS Marektit, të gjitha në komunën e Ilindenit.
Në komunën e Karposhit në kohën prej orës 9:00 e deri në orën 10:30, pa furnizim me energji elektrike do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve të bul. 8 Shtatori rreth numrit 18, ndërsa në kohën prej orës 9:00 e deri në orën 11:00, një pjesë e shfrytëzuesve të lagjes Bardovcë.
Prej orës 8:30 e deri në orën 15:30 , do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve të fshatit Jurumleri-lagjja Goce Dellçev dhe prej orës 9:00 derri në orën 15:00 , një pjesë e shfrytëzuesve nga fshati Jurumleri – rrugët me numra 2,4 dhe 6 në komunën e Gazi Babës, në kohën prej orës 12:30 deri në orën 14:30 një pjesë e shfrytëzuesve të rr. Todor Çangov nëpër rrugën 13 në komunën e Aerodromit, ndërsa nga ora 8:30 e deri në orën 12:00, një pjesë e shfrytëzuesve të rr. 54 pas BPRM dhe rr. Ohridska në komunën Qendër.